BallinaLajmeKomunës së Skenderajt po i dhimbset kripa, ndërkaq qytetarët po bëjnë aksidente...

Komunës së Skenderajt po i dhimbset kripa, ndërkaq qytetarët po bëjnë aksidente (FOTO)

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Si duket për komunën e Skenderajt më shumë vlen kripa se sa makinat e qytetarëve, ku vetëm brenda ditës së sotme, sipas burimeve të portalit Drenica Press kanë ndodhur hiq më pak se tre aksidente, bëhet fjalë për një aksident në Prekaz, në Prelloc dhe në Skenderaj.

Gjatë mëngjesit të sotëm kompania për mirëmbjatjen e rrugëve të Skenderajt ka hapur rrugët nëpër qytet dhe fshatra, por kompania nuk ka hedhur kripë nëpër rrugë, gjë që ka bërë që disa makina të dalin nga rruga.

I kontaktuar nga Drenica Press zëdhënësi i komunës së Skenderajt Hajriz Koci tha “Në orët e para të ditës së sotme ka pasur vështirësi në qarkullim në disa rrugë në zonat e thella malore për shkak të sasisë së reshjeve, mirëpo pas intervenimit të kompanisë së kontraktuar nga komuna gjendja është përmirësuar.
Asnjë rrugë në territorin e Komunës nuk është e bllokuar si pasojë e reshjeve të borës.

Ekipet mbikëqyrëse bashkë me kompaninë që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për të vlerësuar nevojat dhe kërkesat specifike qytetarëve për intervenim si dhe në zbatim të planit për pastrim të rrugëve dhe hedhjes së kripës.”

Por në redaksinë e portalit Drenica Press kanë arritur dhjetëra foto dhe video, ku më së miri tregojnë për gjendjen e keqe të rrugëve të komunës së Skenderajt./drenicapress/

Me poshtë keni foto të aksidenteve në Prelloc dhe në Prekaz 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz