back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeAntikorrupsioni refuzoi të gjitha parashtresat e LSDM-së

Antikorrupsioni refuzoi të gjitha parashtresat e LSDM-së

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Të gjitha parashtresat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë të dorëzuara në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), për punësim dhe ndërtim të objekteve gjatë kohës së zgjedhjeve, u refuzuan si të pabaza njëzëri nga të gjithë anëtarët e Komisionit, të mërkurën, në seancën publike, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja kishte dorëzuar ankesa për shumë institucione ku akuzon Ministrinë e Drejtësisë se përzgjedh noterë, Postën e Maqedonisë se punëson punonjës të kabinave dhe Teatrin e Fëmijëve dhe të Tinjve për punësim të aktorëve.

Nga institucionet e përmendura arsyetuan se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka sjelle vendim për punësim të noterëve, nga Posta e Maqedonisë theksojnë se kanë pëlqim nga Ministria e Financave për punësimet e kërkuara ku mjetet janë siguruar nga buxheti i vitit 2016.

Nga Teatri i Fëmijëve dhe të Rinjve thonë se dy aktorët për punësimin e të cilëve ka sigurim të mjeteve financiare nga viti paraprak, nuk u punësuan sepse nga mediat kuptuam për ankesën ndaj tyre.

Punësimet janë urgjente ngase kemi zbrazje të vendeve të punës për shkak të shkuarjes së të punësuarve në pension, të vdekjes së tyre dhe ndërprerjes së kontratës të punës nga i punësuari.

Në lidhje me ndërtimet, LSDM kishte ankesë kundër partisë politike VMRO-DPMNE-së për vendosje të themelit të çerdhes për fëmijë në fshatin Zernovcë në kohën e zgjedhjeve, por nga KSHPK-ja e kanë refuzuar ankesën sepse nga komuna i kanë njoftuar se punët ndërtimore kanë filluar por vendosje e themelit nuk është bërë.

Natalia Belçevska nga Valandova ka paraqitur ankesë për punësim në Agjensionin për Punësim (AVRM) në qendrën e saj dhe në njësitë rajonale në kohën e zgjedhjeve, por nga AVRM-ja janë shprehur se punësimet janë paraparë me buxhetin e viti 2016 kurse pëlqimi është marrë nga Ministria e Financave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz