BallinaJetëKurioziteteNdeshja u ndërpre nga mjegulla, portieri anglez “luajti” 20 minuta me veten

Ndeshja u ndërpre nga mjegulla, portieri anglez “luajti” 20 minuta me veten

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...
Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin. Por, çuditërisht, portieri i Charlton, Sam Bartram qëndroi në fushë deri në minutën e fundit.

Siç është traditë në futbollin anglez, për Krishtlindje, skuadrat dalin në fushë dhe për futbollistët nuk ka festa. Por, data e mësipërme do të mbahet mend gjatë për atë çfarë ndodhi në ndeshjen Chelsea-Charlton.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin. Por, çuditërisht, portieri i Charlton, Sam Bartram qëndroi në fushë deri në minutën e fundit.

Plot 20 minuta në fushë duke mos e ditur që të gjithë ishin larguar dhe ishin futur në dhomat e zhveshjes për shkak se kushtet atmosferike e bën të pamundur zhvillimin normal të sfidës.

“Në atë kohë ishim në krye të klasifikimit dhe në ato momente isha i bindur se shokët e mi të skuadrës e kishin vënë para ekipin e Chelsea. Kjo, sepse minutat kalonin dhe asnjë prej kundërshtarëve nuk i afrohej portës sime. Gjatë gjithë kohës bëja hapa para dhe pas bernda zonës sime, por nuk shihja asgjë përtej mjegullës, shkruan Newsportal.

Natyrisht që e kuptoja se askush nuk kishte shënuar, sepse do kisha vënë re dikë që do të afrohej në mesfushë. Më pas erdhi një polic dhe më qartësoi idetë”, do të shkruante disa vite më vonë në autobiografinë e tij, portieri i Charlton, Sam Bartram.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz