back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeAktakuzë për shpërlarje të pareve

Aktakuzë për shpërlarje të pareve

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër të pandehurit V.F. nga Prizreni, për vepër penale “Shpërlarje parash”, e paraparë në nenin 308 të Kodit Penal të Kosovës dhe nenin 32 të Ligjit mbi parandalimin e shpërlarjes se parave dhe financimin e terrorizmit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.F. gjatë periudhës kohore 2014-2016, ka pranuar mjete monetare nga një person NN, se pari ka deponuar në xhirollogari personale nën vlerën prej 10,000€, pastaj të njëjtat, menjëherë i ka transferuar për në shtete jashtë Republikës se Kosovës, Kinë, Zvicër etj.

I pandehuri në këtë mënyre kishte vepruar në 17 raste, ku shuma e transfereve arrin vlerën mbi 170,000€.

I pandehuri, në këtë mënyre, kishte pranuar provizion dhe ia kishte mundësuar personit NN, shpërlarjen e parave, gjë që edhe vet kishte kryer veprën penale “shpërlarje parash”, e paraparë me ligjet e lartcekura.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës, i PSRK-së, i cili ka propozuar Gjykatës, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz