back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëKosovari që jeton në Holandë, dhuron 500 kompjuterë në Mitrovicë (Foto)

Kosovari që jeton në Holandë, dhuron 500 kompjuterë në Mitrovicë (Foto)

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Vjen për të shtatën herë në Mitrovicë për të ndihmuar arsimin në këtë komunë, e kësaj radhe solli 500 kompjuterë, ndryshe që vitin e kaluar solli 300 llaptopë.

Fitim Ismaili ka 27 vjet që jeton në Holandë, dhe asnjëherë nuk flet për shumën e ndihmës që ai sjell.

E filloi me 12 llaptopë në vitin e parë, duke vazhduar me më shumë, e mësohet se në një vit solli pajisje për shkolla që arrinin vlerën deri në 45 mijë euro, e edhe kësaj radhe janë thuajse në këtë shumë. Nuk duhet harruar transportin, gjë që për të është pjesa më e vështirë.

Ismaili vlerëson se arsimi është themeli i një shoqërie dhe pranon se është i lidhur emocionalisht më Mitrovicën ngase është vendlindja e tij, raporton Periskopi

“Sepse besoj që edhe fëmijët tanë, fëmijët e Kosovës, meritojnë më pas kushte sikurse fëmijët në Holandë”, thotë Ismaili.

Fitim Ismaili është drejtor i një shkolle të lartë profesionale që quhet “Noorderpoort” në një provincë në Groningen të Holandës, dhe përgjegjës për teknologjinë informative e akomodimin e studentëve, shkollë kjo që ka 15 mijë studentë, të gjitha nën përgjegjësinë e tij.

Për shumë vite nuk pranoi të tregonte se ishte ai që po ndihmonte në këtë Komunë, por mediat e zbuluan.

Thotë se dëshira e tij do të ishte ta ndihmonte gjithë Kosovën.

“Kompjuterët nesër arrijnë në Mitrovicë ku do t’u ndahen shkollave të ndryshme (450 copa)  dhe 50 copa do t’u ndahen organizatave jo qeveritare sipas kërkesës sime. Herën e fundit kam parë se shumë organizata punojnë për edukim e arsim të fëmijëve dhe të rriturve të hendikepuar, femrave të pashkolluara etj. Prandaj mendova se do të ishte mirë tu ndahen edhe atyre disa”, thotë Ismaili për Periskopi.

Ndërsa, në mbledhjen e drejtorëve të shkollave në Mitrovicë do të përcaktohet se cila shkollë ka më shumë nevojë.

Ismaili pret në bashkëpunim nga të gjitha shkollat.

Ndryshe, ndihma e tij e parë ka qenë menjëherë pas luftës, në vitin 2000 kur ka dhuruar 12 llaptopë, ndërsa thotë se ka pasur dëshirën që kjo vlerë gjithmonë të shkojë duke u shumëfishuar./ Periskopi

15555775_1280247868709079_1545108407_n15451253_1280247665375766_2036578731_n15555734_1280247482042451_1851979849_n15497700_1280247368709129_1898533652_n

Të Fundit

Sport

ShowBiz