back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeAgron Mustafa: Mungesa e Haxhës dhe Qerimit në mbrojtje na ka hendikepuar

Agron Mustafa: Mungesa e Haxhës dhe Qerimit në mbrojtje na ka hendikepuar

Të ngjajshme

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës – Valës, Agron Mustafa, në “Interaktiv” të KTV-së ka folur edhe për procesin e mbrojtjes në Gjykatën e Arbrtizahit, vendimi i secilës nënkupton që kompania më fitimprurëse e Kosovës humb 30 milionë euro.

“Ne patëm shpallu tenderin për mbrojtjen në Arbitrazh, dhe 16 kompani qenë tërhequr nga tenderi. Patën mbetur vetëm dy kompani dhe prej tyre vetëm njëra ka qenë e përgjegjshme. Ne e kemi zgjedhur atë, dhe kompania tjetër është ankuar në OSHP dhe kjo na ka marrë kohë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se hendikepi më i madh që ju ndodh kompanive publike është se duke qenë institucione publik nënkupton se kanë shumë procedura dhe duhet t’i nënshtrohen Ligjit të Prokurimit Publik.

“Sipas kësaj jo gjithmonë mund të zgjidhet kompania më e mirë për mbrojtje në këtë rast. Ne jemi ballafaquar me kompaninë më të mirë në Evropë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se mbrojtjen e PTK-së në Arbitrazh e ka bërë një kompani vendore, emrin e së cilës nuk e ka përmendur, e e cila është ndihmuar edhe nga një kompani austriake. Çmimi i kësaj mbrojtje, sipas Mustafës është sillur diku prej 240 deri 300 mijë euro.

“Mikun tim Shyqri Haxha e kam ftuar miqësisht por edhe publikisht që të vijë dhe të dëshmojë, për shkak se problemet më të mëdha janë bërë në kohën sa ai ka menaxhuar me PTK-në. E kam ftuar gjithashtu edhe Ejup Qerimin. Nga asnjëri nuk kemi pasur mirëkuptim që të dëshmojnë, për fat të keq, dhe ky ka qenë një hendikep i madh për ne”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se ka pasur takim me z. Devollin por ka qenë vonë, sepse padia veç kishte mbërri në Arbitrazh.

PTK-ja humbi në Gjykatën e Arbitrazhit në padinë që i bëri Dardafone.net apo siç njihej ndryshe Z-mobile, për mos përmbushje të kontratës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz