back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaKulturëLinda Halimi shpallet fituese e Festivalit të këngës në RTSH, fiton të...

Linda Halimi shpallet fituese e Festivalit të këngës në RTSH, fiton të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision” (Video)

Të ngjajshme

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Fluturime të reja direkte nga Prishtina drejt Salzburgut me PrishtinaTicket!

PrishtinaTicket sjell linjën e re direkte për në Salzburg,...

Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Lindita Halimi me këngën “Botë” u shpall fituese e Festivalit të 55-të këngës në RTSH. Ajo mori unanimisht  votat e jurisë se specialistëve dhe publikut nëpërmjet Fejsbukut. E emocionuar ajo tha “Do të mundohem të mos ju zhgënjej”.  Pas këtij suksesi Lindita Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Nata e tretë finale e Fest ’55 në RTSH ishte një spektakël mbresëlënës. Ajo ka nisur me një moment mjaftë befesues dhe emocionues. Për herë të parë në Shqipëri me teknikën e halogramës u shfaq ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela, me hitin e saj “Moj e bukura Shqipëri”. Shfaqja vërtetë magjike u duartrokit gjatë nga publiku.
Një tjetër moment ishte prania e sporanos me famë botërore Inva Mula, e cila risolli edhe njehere në memorien e publikut këngën e babait të saj, artistit të njohur Avni Mula, “Shqiperi o vendi im”. Duartrokitje solli edhe një kolazh i përzgjedhur nga këngët e festivaleve ndër vite në RTSH kënduar nga Ledina Çelo dhe Sidrit Bejleri.
Festivali i 55-të i Këngës në RTSH uli siparin e tij, por debatet rreth tij që kanë nisur që natën e parë pritet të vazhdojnë gjatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz