BallinaLajmeJa skenari i prishjes së koalicionit PDK-LDK – PDK nuk voton buxhetin,...

Ja skenari i prishjes së koalicionit PDK-LDK – PDK nuk voton buxhetin, LDK bojkoton fjalimin e Thaçit!

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Partenrët e koalicionit PDK LDK nuk i kanë mirë raportet mes vete. Kështu duket se buxheti mund të jetë “mollë sherri” e kësaj përplasje.

Zyrtarët e PDK-së përfshirë këtu edhe ministrat e kësaj partie kanë shprehur mospajtimet e tyre me këtë Projektbuxhet duke e konsideruar si buxhet politik të LDK-së. Kjo pakënaqësi e PDK-së u shpreh sot edhe me bojkotimin e seancës nga ministrat e PDK-së në kohën kur ministri Avdullah Hoti arsyetoi buxhetin, ndërkaq kritika ndaj buxhetit kanë renditur edhe deputetët e PDK-së duke e quajtur si buxhet elektoral.

Por burime të Botapress-it nga LDK-ja bëjnë të ditur se edhe GP i LDK-së ka strategjinë e vet të kushtëzimit ndaj deputetëve të PDK-së, përkatësisht partnerit të koalicionit.

Kështu këto burime bëjnë të ditur se nëse PDK nuk e voton buxhetin e Qeverisë, atëherë edhe deputetët e kësaj partie do ta bojkotojnë nesër fjalën e presidentit Hashim Thaçi duke mos ia mundësuar as kuorumin për mbajtjen e kësaj seance.

Kështu mosmiratimi i buxhetit do të ishte hapi i parë i prishjes së koalicionit PDK-LDK ndërkaq bojkotimi i seancës kur presidenti Thaçi do të mbanë fjalimin vjetor do të shënonte fundin e këtij koalicioni të madh por jo parimor. (Botapress_

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz