BallinaLajme“Muri nuk do të rrëzohet, por do të ridizajnohet siç e kërkon...

“Muri nuk do të rrëzohet, por do të ridizajnohet siç e kërkon Brukseli”

Të ngjajshme

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Muri ndërmjet Mitrovicës jugore e veriore nuk do të shembet, bazamenti i tij do të ridizajnohet në shkallë që do të lidhen me rrethrrotullimin që po ndërtohet në anën veriore, ka deklaruar prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq, transmeton Koha.net.

“Çdo gjë do të bëhet sipas projektit që është definuar që nga vjet e sivjet është verifikuar më tej”, ka thënë Rakiq për gazetën e Beogradit Politika.

Sipas fjalëve të tij, është arritur marrëveshja përfundimtare që muri të ridizajnohet në trajtë shkallësh me ç’gjë është pajtuar edhe Edita Tahiri.

“Biseda është zhvilluar në Prishtinë dhe ajo ka zgjatur disa orë. Çdo gjë është definuar qartë dhe tri palët janë pajtuar që muri të shkurtohet për 90 centimetra dhe të ndërtohen shkallët që do të lidhen me zonën e shëtitores”, ka thënë Rakiq.

Ai ka theksuar se zyrtarë të BE-së dhe autoritetet e Kosovës kanë stopuar vendimin për shembjen e murit dhe kanë marrë vendimin tjetër sipas të cilit ridizajnohet bazamenti.

“Por Prishtina po e pengon krejt marrëveshjen për të akuzuar palën serbe për mosrespektim dhe shtyrje të afateve”, ka thënë Rakiq.

Në pyetjen nëse banorët e Mitrovicës veriore kanë arsye për frikë nga hyrja me dhunë e, siç i quan gazeta serbe, ekstremistëve shqiptarë nga jugu, Rakiq ka thënë se jemi të kujdesshëm.

“E nëse eventualisht ndodhin situata të paparashikueshme, presim që KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës të veprojnë në përputhje me mandatin e besuar”, ka thënë Rakiq.

Lidhur me pyetjen nëse fshati Suhi Doll i takon pjesës jugore apo veriore të qytetit, Rakiq ka thënë se ai fshat është i Mitrovicës veriore me ligj dhe me territor.

“Çështja e këtij fshati ende nuk është mbyllur, e përgjigjen përfundimtare do ta japin ekipet negociuese në njërin nga takimet trepalëshe në Bruksel”, ka thënë Rakiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz