back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaBotëI kërkojnë falje Turqisë, Kerry gojarisht ndërsa CIA me shkrim

I kërkojnë falje Turqisë, Kerry gojarisht ndërsa CIA me shkrim

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Koordinatat e gabuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e detyruan atë që të kërkojë falje.

Pasi pretendimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe Informacionit Sekret të këtij vendi CIA në formën “tregti nafte me DAESH-in” dolën të pavërteta, Kerry dhe CIA kërkuan ndjesë nga Turqia.

Kerry në vitin 2014 i kishte drejtuar Ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) pretendime të papranueshme sikur Turqia kishte blerë naftë nga organizata terroriste DAESH.

Çavushollu kishte reaguar ashpër ndaj këtij pretendimi dhe kishte kërkuar dokument.

“Ne i dimë ata që ju japin informacione të gabuara. Për shkak të marrëdhënieve me Egjiptin disa vende arabe tregojnë reagim ndaj nesh…Ky është një pretendim shumë serioz…Mua më jepni dokumente për këtë” ishte shprehur ministri turk.

Pas disa mbledhjesh me Kerry-n ky i fundit pas një farë kohe i dorëzoi Çavushoolusë një dosje.

Njësitë e informacionit sekret turk e inspektuan këtë dosje dhe nxorën në shesh se koordinatat që pretendoheshin se ishte bërë kontrabandë i përkisnin kantierit të asfaltimit të Bashkisë së Kilisit (rreth i Turqisë).

Pas informimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e burimeve të ministrisë së jashtme të Turqisë, Jon Kerry i kërkoi Turqisë falje gojarisht ndërsa CIA kërkoi falje me shkrim.  /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz