BallinaRegjionaleDrenasKomorani e mbështet fuqishëm Isa Xhemajlajn

Komorani e mbështet fuqishëm Isa Xhemajlajn

Të ngjajshme

Vanesa pas daljes nga Ferma: Gjëja e parë që do bëj është t’i shkruaj ish-it

Pas largimit përfundimtar nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka...

Ye-s i anulohet koncerti në Indi

Reperi i njohur botëror Ye nuk do të performojë...

 

Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, ka mbajtur sot tubim me banorët e Komoranit. Një numër shumë i madh i banorëve të Komoranit, ishin sonte në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit.

Të pranishëm në këtë tubim, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të komunës, që do të mbahen më 18 dhjetor në Drenas, ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari i NISMA’s, Bilall Sherifi, kryetari i AKR’së në Drenas, Elmi Thaçi, anëtarë të kryesisë, dhe deputetë të NISMA për Kosovën.

Në këtë tubim madhështor të mbajtur në Komoran, fjalim rasti para banorëve të Komoranit, ka mbajtur kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi dhe kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj.

Komorani e mbështet fuqishëm Isa Xhemajlajn (Video)

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz