Një familje e varfër nga fshati Mikushnicë e Skenderajt është bërë me shtëpi të re. Prej sot zonja Bahtije me tre fëmijët e saj do të kenë kuhstemë të mira për të jetuar.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar për donatorët që ndihmuan në ndërtimin e kësaj shtëpie, si dhe ka bërë thirrje që të ndihmojnë të gjithë ngase në Skenderaj ka ende nevojë për të ndërtuar shtëpi për familjet e varfëra.
Postimi i plotë i deuptetës Musliu:
Me ndihmën e Zotit dhe me përkrahjen e njerëzve vullnetmire sot i dorzuam qelesat e shtepise se re znj. Bahtie dhe tre fëmijëve te saj te cilët jetonin ne kushte te renda ekonomike.
Prandaj perzemersisht i falënderoj z. Afrim Rama nga Runiku dhe z. Haxhi Rreci nga Llauasha , qe te dy me banim ne Gjermani dhe z. Agron Mustafa – Drejtor PTK te cilet e financuan kete projekt. Një angazhim maksimal dhe te pakursyer per realizimin e keti projekti dhan edhe Drejtori per Shendetesi dhe Mireqenje Sociale ne Skenderaj z. Enver Gashi dhe Arben Veliu te cilët i falënderoj dhe ju jam shume mirënjohëse për bashëpkunimin e sinqertë për te përmirësuar jetën e banorëve te Skenderajt. Po ashtu nje Falenderim i veqant shkon per Haki Sejdiun i cili ne cdo projekt na perkrahe me Perde dhe Tepih. Ky eshte projekti i tretë i realizuar me iniciativen time i perkrahur nga njerzit me zemer te madhe. P. S te gjithe njerzit e villnetit te mire qe deshirojne te ndihmojne i njoftoj qe kjo shtepi ka nevoje per mobilim dhe znj. Bahtije e ka te pamundur financiarisht ta beje kete.”/Drenicapress.info/