back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleKomuna e Vushtrrisë shpërndan kontejnerë në disa fshatra të Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë shpërndan kontejnerë në disa fshatra të Vushtrrisë

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Projekti i zgjerimit të shërbimit për menaxhim të mbeturinave në Komunën e Vushtrrisë ka flluar sot në fshatin Pestovë ku janë shpërndarë rreth 200 kontejnerë për ekonomi familjare.
Me rastin e shpërndarjes së kontejnerëve të parë ishte pranishëmn edhe kryetari, Bajram Mulaku, i cili para banorëve të këtij lokaliteti foli për rëndësinë e këtij projekti , si dhe zyrtarë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe menaxherë të Kompanisë “ Uniteti.
Projekti për zgjerimin e shërbimit për menaxhim të mbeturinave gjatë këtij muaji do të vazhdoj edhe në fshatin Stanofc i Epërm,Gracë, Bukosh, Akrashticë , Pantinë e fshatra tjera që kufizohen me qytetin ku komuna ka siguruar kontejnerët për të gjitha ekonomitë familjare që kanë hy në shërbim,vlera e të cilëve kap shumën prej 21.250 eurosh.

Paralelisht , DSHP dhe Kompania “ Uniteti “ është duke bërë largimin e deponive ilegale në fshatrat ku është bërë zgjerimi i shërbimit për menaxhim të mbeturinave .
Kujtojmë që këtë projekt e ka mbështet dhe përkrah organizata gjermane GIZ në kuadër të krijimit të një ambienti sa më të pastër për Komunën e Vushtrrisë .

Pas plotësimit të kritereve të qasjes ndaj garës për mjedis të pastër, tani të përkushtuar në ngritjen e treguesve të performancës. Plani lokal pesë vjeçar për menaxhim të mbeturinave, tashmë po fillon të realizohet./sh.p/

Të Fundit

Sport

ShowBiz