back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleNë Vushtrri arrestohet një person për grabitje

Në Vushtrri arrestohet një person për grabitje

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Me datën 13 Dhjetor 2016, është arritur të arrestohet i dyshuari F.SH., 27 vjeçar, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’, e cila është raportuar me datën 23 Nëntor 2016, rreth orës 01:15.

Nga hetimet e deritanishme, bazuar në deklaratën e viktimës, me datën 23 Nëntor 2016, rreth orës 01:15, i dyshimti kishte kërkuar nga viktima që me ‘Taxi’ ta dërgonte deri në fsh. Galicë- Vushtrri, dhe gjatë rrugës, afër fshatit Kollë, i dyshuari nën kërcenim të armës, i kërkon të gjitha parat dhe telefonin, ku në këtë rast, viktimës nga i dyshimti në fjale i grabiten 6 euro dhe telefoni Galaxy S4.

Pas një pune intensive nga hetuesit  e rastit është arritur të identifikohet i dyshuari dhe të lokalizohet lokacioni i të njëjtit, ku dhe është arritur të arrestohet i dyshuari F.SH, 27 vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar telefoni Galaxy S4, në një mobil shop, të cilin e ka shitur i dyshimti në fjalë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit F.SH., 27 vjeçar, iu është  caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe është inicuar rasti ’Grabitje’ kurse ndaj blerësit të telefonit, hapet rasti ‘pranim i mallrave të vjedhura’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz