Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Skender Hasi, tha se është shumë e rëndësishme që sa më shumë fermer të merren me bletari dhe prodhimin e mjaltës, pasi që kjo veprimtari është mjaft profitabile.
Ai ka treguar se Komuna e Drenasit, përkatësisht drejtoria që ai udhëheq, në bazë të mundësive buxhetore, nga kategoria e subvencioneve edhe këtë vit ka mbështetur bletarët e Komunës sonë sipas kritereve të caktuara në shpallje publike.
“Prioritet në këtë projekt kanë pasur bletaret që kanë poseduar 5 deri në 29 koshere me bletë, pasi që këta nuk kanë pasur mundësinë të gëzojnë të drejtën e subvencionimit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ku për një koshere bletarët që kanë poseduar mbi 30 koshere kanë përfituar nga 15 euro për një shoqëri me bletë”, thuhet në komunikatën e komunës së Drenasit.