back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPasuria e Drenorit peshon 49 milionë euro (DOKUMENT)

Pasuria e Drenorit peshon 49 milionë euro (DOKUMENT)

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Xhavit  Drenori, si kandidat i pavarur  nuk i mori votat e mjaftueshme për ta marrë “timonin” e komunës së Drenasit. Por, ai edhe më tutje e mban epitetin e zyrtarit më të pasur të komunës së Drenasit, të paktën të vetë deklaruar raporton INFOKUSI.

Drenori, i cili aktualisht është këshilltar i pavarur në Asamblenë komunale të Drenasit në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se pasuria e tij peshon më shumë se 49  milionë euro, raporton INFOKUSI.

Drenori ka deklaruar se në pronësi ka një mal të cilin e ka përfituar në vitin 2001, e ku vlera e tij është 20 mijë euro. Ai po ashtu ka deklaruar se ka trashiguar një parcelë, e ku vlera e saj është 1500 euro, raporton INFOKUSI.

Drenori në formularet e AKK-së ka deklaruar se në në pronësi një sipërfaqe të madhe të malit, vlera e të cilit është  27 milionë e 464 mijë euro.

Drenori po ashtu ka deklaruar se është pronar i një sipërfaqe të tokës vlera e sa sipas tij është  21,715,750 euro. Ai ka deklaruar po ashtu se ka në pronësi oborr,  ku vlera e të cilit sipas tij është 22,500 euro, si dhe një shtëpi në vlerë prej 70,000 euro.

Drenori ka deklaruar se ka një veturë prej 5000 euro, e deri sa të hyrat e tij vjetore familjare janë 16 mijë e 299 euro. /INFOKUSI

 

1
2
3

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz