back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBashkëpunëtori i Xhavit Drenorit thotë se dikush deshi ta vrasë (Video)

Bashkëpunëtori i Xhavit Drenorit thotë se dikush deshi ta vrasë (Video)

Të ngjajshme

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në...

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga shërbimet sekrete serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit...
Nata e zgjedhjeve në Komunën e Drenasit ka mundur të jetë fatale për njërin nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kandidatit të pavarur për kryetar komune, Xhavit Drenorit.

Përfaqësuesi i fshatit Dobroshec, Xhevdet Shehu ka sqaruar se si ka ndodhur, siç ai e quan, atentati kundër tij.

Ai thotë së të dielën mbrëma gjersa ishte duke shkuar për në shtëpinë e tij në fshatin Dobroshec, disa persona me tre vetura i kanë dalë në rrugë dhe kanë tentuar që të bëjnë atentat kundër tij duke i devijuar rrugën disa herë.

Sipas Shehut, prita e parë i ishte bërë tek vendi “Sukat”, e më pas dy vetura i kanë organizuar pritë afër hekurudhës, që sipas tij është pjesë shumë e rrezikshme dhe aksidentet mund të jenë fatale.

“…pasi i kemi përfunduar obligimet që i kemi pas gjatë zgjedhjeve ditën e dielë, duke shkuar për Dobroshec e kam vërejtur se një veturë GOLF’2 më ka penguar. Jam kthyer prapa dhe e kam parë se po ma blindon rrugën. Kam hyrë nër urë dhe kam arritur që ta tejkaloj. Pas asaj pas 200 metrave i kam vërejtë dy vetura të tjera të cilat në atë moment janë ndëzuar. Njëra ka qenë një xhip i zi dhe një veturë e tipit BMË. Të dyja këto mi kanë drejtu dritat”, rrëfen ngjarjen ai, raporton Express.

Ndonëse rastin e ka paraqitur në polici, Shehu thotë se nuk ka ndonjë person të dyshuar lidhur mbi këtë ngjarje. Sipas tij është rezultati i zgjedhjeve në këtë komunë ai i cili u ka penguar kundërshtarëve të Drenorit.

“Nuk dyshoj në asnjë njeri rreth kësaj çështje. Vetëm një veturë mund ta njoh se ditën e zgjedhjeve në qytet më ka provoku pak. Dikënd e kanë penguar rezultatet që në ditën e zgjedhjeve dhe kemi arritë që ta bëjmë një pëunë të mrekullueshme. Janë mundu ndoshta me na frikësu ndokush, por kërcënimet, frikësimet nuk vlejnë për neve”, thotë tutje Xhevdet Shehu, bashkëpunëtori i Xhavit Drenorit.

Ndërkohë që edhe ish-kandidati për Drenas, Xhavit Drenori kërkuar zbardhjen e këtij rasti nga autoritetet e hetuesisë.

“Një nga bashkëpunëtorët më të afërt ka përjetuar një atentat .Pak para mesnatës ai ishte duke u kthyer në shtëpi dhe i ishte organizuar një pritë, ku ai u detyrua të dilte me veturë nga rruga”, tregoi Drenori, duke shtuar se fatmirësisht bashkëpunëtori i tij, evitoi rrokullisjen me veturë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz