back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDeliu-Kodra: PDK-së në Drenas, asnjë votë nuk ia morën partitë politike

Deliu-Kodra: PDK-së në Drenas, asnjë votë nuk ia morën partitë politike

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se zgjedhjet në Drenas ishin pasojë e një vendimi të padrejtë gjyqësor, i cili krijojë klimë të pazakonshme në Drenas, duke e bërë jo të lehtë edhe hyrjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në një intervistë për lajmi.net, Deliu-Kodra ka thënë se dalja më e vogël e qytetarëve në këto zgjedhje ndërlidhet me këtë çështje dhe me mandatin e cunguar afër njëvjeçar, që do ta ketë kryetari i ri.

“Fitues të këtyre zgjedhjeve janë vetë qytetarët e Drenasit të cilët edhe kësaj radhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre për programin e PDK-së, duke e radhitur si subjektin e parë më të votuar në Drenas. Partia Demokratike dhe kandidati i saj janë fitues të këtyre zgjedhjeve, edhe pse ne kemi balotazh”, ka thënë Deliu-Kodra.

Sipas saj, PDK-së në Drenas nuk i është shpërndarë asnjë votë tek subjektet e tjera politike, por atë e ka dëmtuar vetëm pjesëmarrja më e vogël e qytetarëve në zgjedhje dhe votat e kandidatit të pavarur, i cili ka qenë asamblist i PDK-së.

“Në nivel vendi, PDK-ja e ka po atë elektorat që e ka pasur në Drenas dhe numrin e njëjtë të votuesve”, ka thënë Deliu-Kodra, transmeton lajmi.net.

Fitorja e PDK-së më 18 dhjetor, për deputeten e PDK-së që vjen nga kjo anë, do të jetë fitore vetëm e qytetarëve të Drenasit dhe vazhdim i ndryshimeve pozitive të cilat kanë ndryshuar jetën e qytetarëve të kësaj ane.

“U jemi mirënjohës të përhershëm qytetarëve për besimin e dhënë dhe i garantojmë se vota e tyre do të përkthehet në projekte konkrete për drenicakët”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se do ta intensifikojnë komunikimin e mirëfilltë me qytetarë, sepse sipas saj, votuesit e PDK-së në Drenas janë stabil dhe e ruajnë mbështetjen e tyre për PDK-në.

“Këtë ua kemi borxh mbështetësve, gjeneratave të tëra që e ruajnë me fanatizëm mbështetjen e tyre për PDK-në”, ka thënë Deliu-Kodra.

Raundi i balotazhit, sipas deputetes së PDK-së, është raund i përqendrimit të punës së tyre aty ku buron fryma e çlirimit, aty ku Partia Demokratike ka lindur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz