Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë për Arsim, Pajazit Hajzeri.
Në këtë vendim të siguruar nga portali Veriu.info, shihet se sot kryetari Bahtiri ka marrê vendim për shkarkimin e drejtorit, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 2 tetor 2015.
Shkarkimi i Pajazit Hajzerit, i cili vjen nga radhët e LDK-së është bërë vetëm një ditë pas një shkrimi të publikuar në portalin Veriu.info, ku thuhej se ai kishte favorizuar gruan e tij me rastin e punësimit në Shkollën e Mjekesisë.