BallinaDrenica +Skenderaj shënon ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara

Skenderaj shënon ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara

Të ngjajshme

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

IQMT-ja vijon aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë, pas ankesave të konsumatorëve

Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së...

Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së

Dardan Beqiri, është zgjedhur kryetari i Bordit të Radio...

Sot në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, për nder të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos-Sk mbajti aktivitet për të shënuar këtë ditë, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Handikos-Sk dhe familjarëve të tyre, ishin edhe zëvendëskryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, strukturat komunale si dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Ganimete Musliu.

Aktiviteti filloi me Vallen e Rugovës, ku përformuan fëmijët e Qendrës “Floriani”. Më pas para shikuesve u shfaq dokumentari “Çka nëse…?”, prodhim i Handikos-Sk e sponsorizim të JYSK, ku pasqyroheshin vështirësitë e një përditshmërie të një personi me aftësi të kufizuar.

Me pas regjisori i këtij dokumentari Kushtrim Mehmeti, tregoi rrugën deri tek realizmi i këtij dokumentari, si dhe mësimet jetësore që mori ai gjatë realizimit të tij. Drejtori i Handikos-Sk, Mentor Mehmeti pasi falënderoi donatorin për përkrahjen, shpalosi para të pranishmëve dhe strukturave komunale problemet e sfidat që përballet kjo kategori. Nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura njoftoi për të arriturat e komunës në raport më këtë komunitet, dhe objektivat që në të ardhmen komuna do të bëjë për ta.

Pas fjalimeve, qytetarët ju drejtuan panelistëve në lidhjet me shqetësimet e tyre në raport me këtë kategori. Strukturat komunale duke qenë të vetëdijshme për gjendjen e rëndë të këtij komuniteti, u zotuan se në të ardhmen do të punojnë edhe më shumë për të ngritur mirëqenien e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz