Në vitet e fundit në Kosovë është duke u zhvilluar një projekt me fëmijët e klasave të pesta të karakterit shtetëror, Kosovision Contest – Gara për vizionin e Kosovës.
Ky projekt është arsimor, ku fëmijët së bashku me mësimdhënësit paraqiten për konkurrim me pano-hamer se si e shohin ata të ardhmen e Kosovës në katër fusha: Arsim, Infrastrukturë dhe Mjedis, Bashkëjetesë dhe Ekonomi.
Vizionin e tyre e paraqesin me anë të vizatimeve dhe elementeve të ndryshme të artit, duke konkurruar me një projekt-ide.
Duke pas parasysh shumën e investimit dhe reputacionin e projektit në Kosovë, edhe në vitin 2017 ky projekt u financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe u implementuar sërish nga Qendra për Arsim e Kosovës.
Fitues të sivjetmë të projektit Kosovision Contes për vitin shkollor 2016/17 nga Komuna e Drenasit u shpallën shkollat:
-
“Bajram Curri”, Nekoc/Drenas, Hafize Bublica – V2
-
“Rasim Kiçina”, Drenas, Arbëresha Sejda – V2
-
“Halil Bajraktari”, Drenas, Myzafere Koci – V1
Fitues të projektit KOSOVISION CONTEST për vitin shkollor 2016/17 që financohen nga komunat, janë:
-
“7 Marsi”, Kishnarekë/ Drenas, Behije Qela – V2
/Drenica Press/