back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasAmbasadori O’Conell reagon pas publikimit te kërkesës së tije për zgjedhjet në...

Ambasadori O’Conell reagon pas publikimit te kërkesës së tije për zgjedhjet në Drenas

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Indeksonline ka arritur të sigurojë letrën që Ambasadori i Britanisë i ka dërguar Kryetares së Komisionit Zgjedhor, Valdete Dakës .
Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadorit Ruairi O’Connell ka reaguar në lidhje me publikimin e kësaj letre.
O’Connell ka  theksuar se i vjen keq që kjo letër është bërë publike, edhe pse sipas tij është dashur të mbetet si korrespodencë private me autoritetn qendror të zgjedhjeve.
Gjithashtu O’Conell ka thënë se nuk kanë asnjë qëllim të ndërhyjnë në politikë, pasi është populli i Kosovës ai që duhet të vendos për udhëheqsit e vet.
Ky është postim i plotë nga O’Connell:
E shoh se letra ime që kam shkruar në emër të Kuintit, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë publike. Më vjen keq që kjo letër është bërë publike, edhe pse është dashur të mbetet si korrespondencë private me autoritetin qëndror të zgjedhjeve. Si e tillë, ne nuk kemi asnjë qëllim të ndërhyjmë në politikë; është populli i Kosovës ai që duhet të vendos për udhëheqësit e vet. Ka qenë një gabim në përkthim në gjuhën shqipe. Ne nuk kemi thënë se ka pasur ‘gjithëmonë’ shqetësime. Por, ne kemi vërejtur se ka pasur shqetësime ‘historike’. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë akuzë për mashtrim para kësaj zgjedhje. Motivimi ynë ishte se, në një periudhë me tensione të larta politike, është e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për rajonin që zgjedhjet të pranohen nga të gjithë si të lira dhe të drejta, dhe se monitorimi i OSBE-së do të ndihmojë për të siguruar këtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz