back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeArrestohet shefi i hetimit për aksidente, ja arsyeja

Arrestohet shefi i hetimit për aksidente, ja arsyeja

Të ngjajshme

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi policore operative

24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së...

Një doktor shkence në garë për deputet, e prezanton Haradinaj

Kryetari i AAK-së dhe njëkohësisht kandidat për kryeministër, Ramush...

Tragjedi në Serbi: Babai, nëna dhe djali gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Çaçakut...

Vdekja e 45-vjeçarit në QKUK, deklarohet prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen...

Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski

Motorola ka prezantuar një version të ri të smartphone-it...

Tre ditë pas aksidentit tragjik në Vlorë, kur adoleshenti Kristi Panajoti humbi jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte ra në gropën e hapur për punimet e Lungomares, Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Vlorë ka prangosur shefin e hetimit të aksidenteve në këtë qytet.

“Sot në orën 04:00 u arrestuar punonjësin e Policisë Komisar Myslym Ismailaj, 55 vjeç, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor pranë D.V.P. Vlorë”- thotë ministria.

Sipas saj, punonjësi i policisë Myslym Ismailaj në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ) ka kryer veprimet proceduriale, lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në rrugën pranë Ujit të ftohtë, në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën shtetasi K.P. dhe ngeli i plagosur shtetasi P.B.

“Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident P.B. dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin”- thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, ai këtë e ka bërë për të devijuar hetimin, “se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës”.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga nenet 248, 301 dhe 245/1 të Kodit Penal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz