back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePolicia serbe arreston 7 nxënës për ngritjen e flamurit shqiptar në Medvegjë

Policia serbe arreston 7 nxënës për ngritjen e flamurit shqiptar në Medvegjë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Në Preshevë dhe Bujanoc, vende të banuara me shumicë shqiptare, u ngrit flamuri dhe u festua 28 Nëtori sikur në të gjitha qytetet shqiptare.

Por, në Luginën e Preshevës, Dita e Flamurit nuk u festua në të gjitha vendbanimet shqiptare, sidomos në Medvegjë, ku policia serbe ka ndërhyrë në Shkollën e Mesme “Nikola Tesla” pasi nxënësit shqiptarë kishin ngritur një flamur në shkollë, njfton agjencia e lajemeve “Presheva jonë”.

Mësohet se në mesin e nxënësve të arrestuar edhe djali i Zv.kryetarit te Kuvendit të Medvegjës.

Prindërit kanë deklaruar se ata janë penguar nga ora e mësimit dhe janë mbajtur në polici rreth dy orë.

Intervenimi i policisë serbe në Medvegjë ndaj një flamuri shqiptar të ngritur nga nxënsëit në shkollë del sikur Presheva dhe Bujanoci janë Shqipëri apo Kosovë, te cilet kaluan Ditën e Flamurit pa asnje eksces që në fakt flamuri shqiptar sot valoi edhe në Beograd ?!

Intervenimi i policisë në këtë shkollë dhe marrja e fëmijëve shqiptarë në SUP-in e Medvegjës ka shkaktuar panik dhe reagime ndër qytetarët e Medvgjës si dhe tek autoritet lokale në këtë komune.

Sikur nënkyretari i Kuvendit të Medvgjës Florim Sahiti, ashtu edhe zëvëndës kryetarja e Komunës se Medvgjës Leme Xhema, kanëreaguar dhe dënuar këtë akt të intevenimit të berë ndaj fëmijëve për shkak të simboleve kombëtare të garantuara nga BE, Këshilli Evopian dhe konventa të tjera ndërkombëtare, transmeton “Presheva jonë”. /albeu.com/

Të Fundit

Sport

ShowBiz