BallinaLajmeThaçi homazhe te varri i Rugovës: Ishte personalitet sakrifikues

Thaçi homazhe te varri i Rugovës: Ishte personalitet sakrifikues

Të ngjajshme

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova .

Me këtë rast, Thaçi ka lartësuar figurën e presidentit Rugova, duke thënë se vlerësimi për të është në kuadrin më të lartë,  për personalitetin e tij sakrifikues , internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe për liri e pavarësi.

‘’Në kuadër të festive të nëntorit  sot e nderojmë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore presidentin e parë të republikës së Kosovës z. Ibrahim Rugova për personalitetin e tij sakrifikues, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës , për angazhimin e tij maksimal në internacionalizimin e çështjes së Kosovës”,tha Thaçi.

Ai do të vazhdojë homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz