back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKompania turke s’e respekton festën e Flamurit

Kompania turke s’e respekton festën e Flamurit

Të ngjajshme

Fitorja ndaj Letonisë, Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për Klan Kuqezi,...

Portugalia fiton në udhëtim te Hungaria, Ronaldo vazhdon me gola

Portugalia mori kryesimin në Grupin F të kualifikueseve për...

BE: Izraeli shkeli ligjin ndërkombëtar në sulmin kundër Katarit

Bashkimi Evropian tha se sulmi në Doha të martën...

Asllani bartë mbi supe fitorën e Shqipërisë

Kristjan Asllani është kryefjala e ndeshjes së sontme mes...
Kompania turke “Limak-Çalik”, e cila vite më parë ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike në Kosovë, nuk do t’i lejojë punëtorët e KEDS-it të pushojnë për Festën e Flamurit, më 28 nëntor.

Moslejimi i punëtorëve të kësaj kompanie që të pushojnë për 28 Nëntor është në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur që të hënën të pushojnë punëtorët në vend.

Sipas kryeministrit Isa Mustafa, për shkak të rëndësisë së madhe që ka kjo ditë për shqiptarët të hënën do të jetë ditë pushimi në Kosovë.

“Vetëm punëtorët e kompanisë turke do të punojnë të hënën për Festën e Flamurit, ndërsa të gjithë të punësuarit tjerë do të pushojnë. Nuk e kuptoj se ende po vazhdon hakmarrja e turqve ndaj shqiptarëve për Festën e Flamurit, njëjtë siç kishte ndodhur para më shumë se 100 vjetëve, përkatësisht më 28 nëntor 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë”, thotë për “Zërin” një punëtor i KEDS-it, i cili ka preferuar të flasë në kushte anonimiteti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz