Forumi i Rinisë së LDK-së në Mitrovicë ka demantuar informatën për kalimin e disa nëndegëve të këtij Forumi në AKR, duke e cilësuar si dezinformatë dhe lajm tendencioz.
“Nëndega Ilirida, ka kryetar Arbnor Hamiti, nëndega Bair ka kryetar Bujar Kutllovci, nëndega Qendra ka kryetar Ibrahim Kelmendin. Asnjë nga ta nuk ka kaluar në ndonjë parti, por as anëtarët e tyre të cilët e konfirmuan në takimin e mbajtur sonte në orët e mbrëmjes”, thuhet në reagim.
“Të gjithë anëtarët e forumit dhe kryetarët e nëndegëve të Fr LDK-së e dënojnë këtë veprim të pamatur të kujdoqoftë, të cilët mundohen që përmes propagandës të hedh informata të pavërteta të cilat qëllim kanë dëmtimin e LDK, në Mitrovicë”.
Forumi i Rinisë së LDK-së në Mitrovicë thotë se “grupet e paraqitura sot në ambientet e Qendrës së Kulturës për të kaluar në AKR janë të rinj të panjohur dhe jashtë strukturave të FR-LDK-së”. /Telegrafi/