Ishte e qartë se drenicakëve i’u mohua një penallti e pastër në minutën e 5-të të takimit që përfundoi me rezultatin 1:1.
Por ky nuk ishte momenti i vetëm diskutabil i ndeshjes. Në vazhdim një lojtar i Gjilanit luajti me dorë brenda zonës së rrezikshme, por Raci akordoi goditje jashtë zonës, gjë që ka frustruar klubin e Drenicës, që së fundmi i’u drejtua audiencës me një reagim ankues ndaj këtyre vendimeve të gjyqtarit, duke potencuar se vazhdimisht është dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve gjatë këtij sezoni.
“I kërkoj falje Drenicës dhe gjithë tifozëve të saj. Pas pamjeve televizive mendoj se kam gabuar kur kam referuar faul jashtë zonës, pasi në ato momente nuk isha i bindur, kurse për rastin e dytë ende mendoj se nuk është penallti”, ka deklaruar Raci ekskluzivisht për Gazetën Olle.