BallinaLajmeDemarkacioni nxit destabilizimin

Demarkacioni nxit destabilizimin

Të ngjajshme

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

Zyrtarët qeveritarë po paralajmërojnë se muajin e ardhshëm do ta rikthejnë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin, përderisa përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk do ta lejojnë këtë marrëveshje, pasi që do të organizohen për ta kundërshtuar në legjislativ dhe në rrugë.

Paralajmërimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi do të rikthehet në Kuvend muajin e ardhshëm, po kundërshtohet ashpër nga opozita në vend, shkruan gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të kësaj të fundit thonë se është i pakuptueshëm një insistim i tillë i pozitës, derisa nuk i ka votat në Kuvend dhe çdo përpjekje për ta rikthyer këtë marrëveshje pa një dakordim me opozitën, do të jetë manovër e re për të manipuluar me opinionin publik dhe BE- në.

Megjithatë, kthimin e marrëveshjes në Kuvend muajin e ardhshëm, zyrtarët qeveritarë e arsyetojnë me zënien e afatit të fundit për heqjen e vizave për Kosovën.

“Muaji i ardhshëm është koha e fundit për ne që të mund të sigurojmë liberalizimin e vizave”, ka thënë për “Zërin” Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, duke shtuar se nëse marrëveshja nuk kalon as në dhjetor, atëherë fajtore për mosheqjen e vizave për qytetarët është opozita bashkë me “Listën Serbe”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz