BallinaRegjionaleDrenasKQZ ia kthen Veselit përsëri Bazajn e Elshanin

KQZ ia kthen Veselit përsëri Bazajn e Elshanin

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rishqyrtuar edhe njëherë kërkesën e Naim Bazajt për tërheqje nga gara, pasi kështu e ka obliguar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Por, KQZ përsëri ka lejuar tërheqjen e Bazajt.

Anëtarët e Komisionit, me shtatë vota pro dhe dy vota kundër, morën vendimin që të pranojnë tërheqjen nga gara zgjedhore të Naim Bazajt, njofton Ekonomia Online.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte kundër kësaj. Sipas tij, ky vendim është i paligjshëm pasi KQZ-ja nuk mundet më iu përshtat secilës kërkesë të partive politike dhe kërkesave të kandidatëve të cilat i adresojnë.

Bazaj, një zyrtar i lartë i PDK-së në Drenas, pasi nuk ishte kandiduar nga partia, kishte vendosur të garojë i pavarur. Por, pas takimeve me Kadri Veseli, ai e ka ndërruar mendjen dhe publikisht ka shprehur përkrahje për kandidatin Ramiz Lladrovci.

Ngjashëm ka vepruar edhe Rrahim Elshani.

Gjatë javës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka miratuar një ankesë të subjektit Nisma për Kosovën, të cilën thuhet se KQZ-ja ka anuluar jashtëligjshëm largimin nga gara të Bazajt. PZAP e kishte obliguar KQZ-në ta rishqyrtojë përsëri vendimin e saj, por pas këtij vendimi KQZ doli përsëri me vendim të njëjtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz