back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëJa gjeniu që i dha fitoren Donald Trumpit (FOTO LAJM)

Ja gjeniu që i dha fitoren Donald Trumpit (FOTO LAJM)

Të ngjajshme

Portali informativ ndërkombëtar rus, “Sputnik”, ka botuar së fundmi profilin e strategut dixhital të Donald Trump, gjë e cila përmbysi sondazhet duke i siguruar atij fitoren.

Ai është Brad Parscale, një ekspert informatike me bazë nga qyteti i thellë San Antonio të shtetit të Teksasit.

40 vjeçari vjen nga shtresat e ulëta të shoqërisë, por sa e takoiTrump-i arrogant çuditërisht u bë i butë dhe zbatoi çdo porosi dhe këshillë të tij.
Donald Trump në fushatën e tij zgjedhore ka përdorur fuqinë e plotë të internetit dhe rrjeteve sociale, që tashmë u vërtetua që e çoi në fitore.

Thjesht për statistikë, ndërsa Hillary Clinton harxhoi 3.1 milionë dollarë për internetin, Trump shpenzoi gati pesë herë më shumë përkatësisht 14, 2 milionë dollarë.

Paskal në profilin e tij në “Twiter” ka publikuar një foto të Donald Trump me një lap top ku mësonte të dhënat që e furnizonte guruja e tij.

Së bashku me Parskalom në hartimin e operacioneve dixhitale ka punuar vetë dhëndrri i Presidentit të zgjedhur Jared Kushner, i cili është tashmë një nga këshilltarët më të afërt e vjehrrit të tij.

“Project Alamo” dhe njerëzit e përfshirë nga Silicon Valley ishin mbështetësit e heshtur të Trump ku u përfshinë profesionistët e marketingut dixhital më të mirët dhe më energjikët.

Brad Parscale arriti të mbledhë emailet e12-14 milion njerëzve që shkëmbente me ta gjithçka; dëshirat, kërkesat por edhe pyetjet e sakta se për kë do të votojnë.

Sipas disa raporteve, ekipi i Tramp shpenzoi 100.000 usd në javë në sondazhet e opinionit dhe të anketave të ndryshme online dhe jo nëprmjet mënyrës tradicionale.

Ai ka investuar miliona dollarë në reklama në Facebook, për marrjen e të dhënave analitike.

Trump fitoi dhe Parskal ka fituar famën e një gjeniu.

“Unë kam qenë gjithmonë i bindur se politikanët që përballen me teknologji trajtohen si diçka mistike apo si ufo, kur në fakt ata janë instrumente të zakonshme të përdorura në sferën komerciale”, ka thënë Pascal.

Tashmë gjeniu Paskal është pjesë e stafit të ri të presidentit të sapozgjedhurDonald Trump. /albeu.com/

Image result for Brad Parscale

Të Fundit

Sport

ShowBiz