BallinaRegjionaleAKR-ja e Skenderajt me udhëheqje të re (foto)

AKR-ja e Skenderajt me udhëheqje të re (foto)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Në kuadër të procesit të ristrukturimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, sot në Skenderaj në prani të mbi 300 mysafirëve dhe delegatëve, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së partisë në këtë Komunë.
Të pranishmit në emer të Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, i përshendeti koordinatori i zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli, i cili deklaroi se Kosova nuk e meriton këtë keq-qeverisje. Ai tha se vetëm me AKR-në Kosova do të mund të këtë rritje ekonomike mbi 10%, shtet ligjor, vende të reja të punës dhe mirëqenie për të gjithë. “Kosova ka nevojë për burrështetas që mendojnë për të mirën e qytetarëve e ai është burrështetasi, humanisti dhe biznismeni me permasa botërore është Behgjet Pacolli” tha Makolli.

Më pas kuvendi zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e degës, ku me shumicë votash kryetar është zgjedhur Musa Dervishi, i cili duke falenderuar delegatët për besimin e dhënë theksoi se AKR-ja është ajo e cila do ta ndryshojë Skenderajn.

“Ne do ti dalim përballë pushtetit lokal me projekte konkrete, ne duam të punojmë për të mirën e vendit”, ka thënë Dervishi.
Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, me nënkryetarët Ramiz Polaci dhe Aferdita Selimi si dhe sekretare Dorarta Ndreshaj./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz