BallinaShqiptareBen Blushi: 5% e shqiptarëve kanë më shumë pasuri se 95% të...

Ben Blushi: 5% e shqiptarëve kanë më shumë pasuri se 95% të tjerë(Video)

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...
Kryetari i “LIBRA”, Ben Blushi, gjatë një takimi në Durrës, që ka pasur ditën e sotme me mbështetësit e partisë së tij, ka akuzuar tri partitë kryesore në vend se kanë rrënuar Shqipërinë.
Ai ka prekur disa nga çështjet që sipas tij e shqetësojnë vendin tonë, duke shtuar se nuk ka investime edhe pse Shqipëria është një vend me resurse të mëdha.
Blushi ka hedhur akuza ndaj shtetit, duke thënë se qeveria nuk bën asgjë tjetër vetëm se po i shtyp njerëzit.
Pjesë nga fjala e Blushit:
Armiku më i madh i Shqipërisë është varfëria, mjerimi, korrupsioni dhe padrejtësia që lind nga të gjitha këto. Ata që mbjelli varfëri, mjerim dhe korrupsioni nuk ndëshkohen.
5 për qind e shqiptarëve kanë më shumë pasuri se 95 për qind e të gjithë shqiptarëve të tjerë.
Kjo ka ndodhur si praktikë e tre partive kryesore në vend.
Kush është bilanci i tyre? Një milion shqiptarë në emigracion. Po t’ju pyes këtu të gjithë e kanë një të afërm jashtë vendit.
Ajo që na mungon është vetëm qeverisja e drejtë, mungesa e të cilët ia ka ulur kokën shqiptarëve.

/Sot News/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz