back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMërgim Lushtaku: Ka njerëz në PDK që e duan babanë tim në...

Mërgim Lushtaku: Ka njerëz në PDK që e duan babanë tim në burg

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...
Gjykata e Apelit vendosi që kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, të dënohet me shtatë vite burg, por me këtë assesi të pajtohet djali i tij, Mërgimi, që thotë se “këto janë lojëra politike” dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme nga e cila presin që së paku ta kthejnë rastin në rigjykim.

Këto komente ai i bëri në InfoBox të RTV Dukagjinit, ku akuzoi edhe bashkëpartiakë të babait të tij se e duan Samiun në burgje.

“Unë besoj se drejtpërdrejt nuk kanë pasë si t’ia bëjnë, por tërthorazi ka mundësi që disa njerëz edhe kanë folë te ndërkombëtarët, duke vepruar vet antiligjshëm dhe duke i thënë se Sami Lushtaku është pengesë për këtë çështje. Në këtë rast po flasim për PDK-në. I dimë kush janë këta njerëz, por nuk është me rëndësi t’i identifikojmë”, ka thënë ai.

Lidhur me akuzat e fundit nga një gjyqtar ndërkombëtar në Prokurorinë Speciale, ku pos tij janë të përfshirë edhe 23 të akuzuar të tjerë, Mërgimi thotë se nuk është në dijeni për këtë dhe se nuk i njeh gjyqtarët e EULEX-it.

“Unë nuk i pranoj gjyqtarët e EULEX-it, sepse po tregohen shumë qartë se janë antishqiptar dhe nuk i duan njerëzit e luftës”, u shpreh ai.

Lushtaku thotë se nuk kanë lëvizë nga QKUK-ja në datën e 20-22 majit të vitit 2014. Ai madje hedh poshtë çdo mundësi se kanë paguar dëshmitarët për të ndryshuar dëshmitë e tyre.

“Asnjëherë unë nuk jam marr me dëshmitarë. Nuk kam pas kohë unë të merrem me dëshmitarë”, tha ai për RTV D.

Të Fundit

Sport

ShowBiz