BallinaLajmeLimaj: Dënimi i Grupit “Drenica I”, goditje e luftës çlirimtare

Limaj: Dënimi i Grupit “Drenica I”, goditje e luftës çlirimtare

Të ngjajshme

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

Mblidhet sot Qeveria në detyrë, në rend dite gjithsej 19 pika

Qeveria e Kosovës në detyrë ka thirrur mbledhje për...

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënim me burg të Grupit “Drenica I”, ka reaguar kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Limaj përmes Facebook-ut, ka thënë se kjo është një goditje e madhe për luftën çlirimtare, duke e quajtur lajmin si shumë trishtues.

Limaj ka theksuar se aktgjykimi i shpallur sot tregon se sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur.

“Dënimi edhe i Gjeneral Sami Lushtakut sikurse edhe dënimi i bashkëluftëtarëve tjerë para disa dite është edhe një lajm tjetër i trishtueshëm dhe poashtu goditje e madhe në luftën tonë çlirimtare që këta bashkëluftëtar e kanë udhëhequr në Drenicë dhe në Kosovë.  Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e po ashtu edhe informatat në medie të ndryshme për këtë vendimin dhe në fund vetë ky aktgjykim i shpallur sot na tregon se sa i ‘pavarur’ është sistemi i drejtësisë në vend”, shkruan Limaj në Facebook. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz