back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeDhurata Hoxha merr mbështetjen nga Uashingtoni për reformat në drejtësi

Dhurata Hoxha merr mbështetjen nga Uashingtoni për reformat në drejtësi

Të ngjajshme

A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?

Nëse jeni duke pritur një fëmijë, punëdhënësi juaj zviceran...

“Sirena blu”, Oriola sjell pozat magjike të verës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish...

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha ka marrë mbështetje të fuqishme nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për reformat e ndërmarra në Ministrinë e Drejtësisë dhe në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë vizitës me ftesë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ministrja Hoxha është takuar të martën në Uashington me z. Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar për zyrat OPDAT, ICITAP, INL, të cilat mbështesin Republikën e Kosovës.

Në këtë takim, ministrja Hoxha dhe Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së,  kanë diskutuar për përkrahjen amerikane për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa u vlerësua puna që po bënë Ministria e Drejtësisë për reforma në sundimin e ligjit.

Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së edhe për fuqizimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë, për të fuqizuar edhe më shumë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz