Aeroplani “Horten Ho 229” është i njohur përgjithësisht nga disa emra të veçantë. Aeroplani u quajt H.IX. nga vëllezërit Horten.
Identiteti i “Ho 229” ishte dhënë nga ministria gjermane e Aviacionit. Ndonjëherë, ai po ashtu është quajtur “Gotha Go 229” sepse Gothaer Waggonfabrik ishte emri i prodhuesit gjerman të avionit.
Së fundmi aeroplani në fjalë është quajtur “Hitler’s Stealth fighter”. Ai ishte aeroplani i parë me elementët që e bënin të vështirë identifikimin e tij nga radarët, transmeton mapo.
Aeroplani i Hitlerit ishte një nga aeroplanët më të sofistikuar të kohës dhe i vetmi i mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore.