back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëShefi i NATO-së ka një mesazh për Rusinë

Shefi i NATO-së ka një mesazh për Rusinë

Të ngjajshme

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot se mesazhi i aleancës ushtarake, NATO, për Rusinë është se dëshiron dialog.

Kjo vjen pasi presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, u pajtuan dje gjatë një bisede telefonike që të punojnë për një bashkëpunim konstruktiv, transmeton Express.

Ndërkohë, Stoltenberg ka thënë: “Mesazhi i NATO-s ka qenë se ne duam dialog me Rusinë. Rusia është fqinji jonë më i madh. Rusia është këtu për të qëndruar, dhe veçanërisht kur tensionet rriten dhe veçanërisht kur ne përballemi me shumë sfida të ndryshme të sigurisë, prandaj është e rëndësishme të kemi dialog.”

Stoltenberg i ka bërë këto komente para gazetarëve para bisedimeve me ministrat e Mbrojtjes të BE-së, në Bruksel.

“Mendojmë se është e rëndësishme që të respektohet integriteti dhe sovraniteti i të gjitha vendeve, përfshirë dhe i Ukrainës dhe prandaj ne kurrë nuk do ta respektojmë apo pranojmë shkeljen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës,” ka shtuar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz