BallinaJetëSi t’i parandaloni problemet me fytin?

Si t’i parandaloni problemet me fytin?

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Sa më shpejt që të ndjeni një ndjesi djegie dhe acarim në fyt, merrni pak ujë me kripë dhe me lëngun e tillë bëni gargarë. Këtë mund ta bëni disa herë gjatë ditës, sepse në këtë mënyrë shkatërrohen bakteret

A ju duket se ju shtrëngon fyti dhe çdo gjë sinjalizon ftohjen? Ja se çfarë ju mund të bëni menjëherë për të parandaluar inflamacionin e ftohjen.

– Kripa dhe uji: Sa më shpejt që të ndjeni një ndjesi djegie dhe acarim në fyt, merrni pak ujë me kripë dhe me lëngun e tillë bëni gargarë. Këtë mund ta bëni disa herë gjatë ditës, sepse në këtë mënyrë shkatërrohen bakteret. Mjekët zakonisht rekomandojnë përzierjen e një gote me ujë dhe gjysmë luge çaji me kripë.

– Tabletat për fyt: Tabletat e ndryshme për fyt menjëherë do të lehtësojnë dhimbjen dhe e gjithë zona e fytit do të jetë më pak e thatë. Në barnatore mund të zgjidhni një shumëllojshmëri të tabletave për fyt, të tilla si; ato me vitaminë C ose mjaltë dhe me bimë të dobishme.  Gjithashtu, mund t’ju ndihmojë spërkatësi, i cili ka përbërësit e ngjashëm dhe efekt antiseptik.

– Shurupi: Nëse keni filluar të kolliteni nga pak, domosdo duhet blerë shurup kundër kollit, për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm dhe më lehtë do të përballoni ditën gjatë orarit të punës.

– Konsumoni shumë lëngje: Sikurse te çdo ftohje, është shumë e rëndësishme që gjatë gjithë kohës të pini çaj ose ujë, për të parandaluar dehidratimin. Lëngu do të shpërlajë fytin e sëmurë dhe do të ndjeheni më mirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz