BallinaRegjionaleDrenasLumi Drenica del nga shtrati, banorët mbesin të bllokuar (foto)

Lumi Drenica del nga shtrati, banorët mbesin të bllokuar (foto)

Të ngjajshme

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad...

Policia e Kosovës njofton për rrahjen e dy kunatave

Raportohet se në Zubin Potok ka ndodhur një rrahje...

 

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkatuar vërshime të mëdha në komunën e Drenasit.

Në fshatin Zabel i Ultë, lumi Drenica ka dal nga shtrati duke shkaktuar shumë dëme në rrugë dhe në kulturat bujqësore.

Për më keq, banonrët e lagjes Haxha kanë mbetur të bllokuar dhe shtëpitë e tyre kanë pësuar shumë dëme materiale.

Sipas Albert Haxhës, banor i lagjes në disa shtëpi uji ka hyrë brenda, kurse organet komunale ende nuk kanë dal për të parë gjendjen.

“Lumi Drenica ka dal nga shtrati dhe ka bllokuar lagjen. Në disa shtëpi ka hyrë uji duke shkatuar shumë dëme materiale. Fëmijët nuk kanë mund të shkojnë nëshkollë, kurse edhe të punësuarit kanë humbur punën për shkak të kësaj situate. Deri me tani askush nuk ka ardhë nga komuna për të parë gjendjen dhe për të na ndihmuar”, ka thënë Hoxha./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz