BallinaRegjionaleVushtrri, situatë e rënduar nga reshjet

Vushtrri, situatë e rënduar nga reshjet

Të ngjajshme

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë...

Arrestohen tre protestues “anti-kapitalistë” në sheshin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar pak më parë tre...

Rusia intensifikon sulmet në infrastrukturën e Odesas

Një sulm me dron rus gjatë natës dëmtoi infrastrukturën...

 

Reshjet e pandërprera të shiut tash e dy ditë kanë krijuar vërshime por edhe vështirësi qarkullimi nëpër rrugët e territorit të Komunës së Vushtrrisë.

Përveç vërshimeve të ujit në lagje të disa fshatrave, sipas informatave nga Drejtoria e mbrojtjes dhe shpëtimit vështirësi në qarkullim ka në rrugën magjistrale Vushtrri-Prishtinë por edhe në rrugën tjetër në fshatin Vërrnicë ku ka vështirësi qarkullimi të automjeteve në drejtimin Vushtrri – fshatrat e Artakollit.

“Sipas informatave të ekipeve tona nga terreni ka vështirësi qarkullimi në rrugën magjistrale Vushtrri- Prishtinë por edhe në rrugët që lidh Vushtrrinë me fshatrat e Artakollit, konkretisht në fshatin Vërrrnicë. Po ashtu ka edhe rrëshqitje të dheut në fshatin Skromë, kusi pasojë është ngushtuar rruga për qarkullim”, ka deklaruar Nezir Klinaku drejtor i emergjencave në Komunën e Vushtrrisë.

Në përballje të kësaj situate kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, që në mëngjes ka mbajtur një takim me të gjithë akterët si administratën komunale, Drejtorinë e emergjencave, policinë, njësinë e zjarrfikësve dhe shpëtimit, ndërmarrjet komunale, Kryqin e Kuq dhe ekipe tjera ku ka kërkuat rritjen e gatishmërisë emergjente si dhe ka themeluar Shtabin e gatishmërisë emergjente. Mulaku ka kërkuar nga të pranishmit mobilizimin e të gjitha ekipeve që të jenë në gatishmëri emergjente edhe tu ndihmojnë qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz