back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeJa fajtorët e vdekjes së Astrit Deharit

Ja fajtorët e vdekjes së Astrit Deharit

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Juristi Korab Sejdiu ka thënë se fajtorë në rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka sa të duash. Ai ka thënë se faj në këtë vdekje tragjike kanë, gjykatat, prokurorët, Gjykata Kushtetuese, Ministrisa e Drejtësisë, kurse mbi të gjitha e vë politikën.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut në profilin e tij zyrtar në Facebook:

“Faji shumë shpesh është jetim. Mirëpo, ne rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit, shumë të tjerëve para tij, dhe shumë të tjerëve që do të jenë në të ardhmen, fajtorë ka sa të duash.

Fajtor janë prokurorët që kanë bërë shprehinë që të kërkojnë paraburgim automatikisht, pavarësisht a mendojnë se mund t’i dëshmojnë me prova kriteret nga Kodi i Procedurës Penale (“KPPK”). Kjo në kundërshtim me detyrimin e tyre ligjor dhe profesional që të kërkojnë drejtësi e jo detyrimisht burgosjen dhe gjetjen e fajsisë.

Fajtor janë edhe gjykatat, të cilat, kanë kaluar barrën tek të pandehurit që të dëshmojnë pse paraburgimi nuk duhet urdhëruar – e kjo në kundërshtim të plotë me KPPK-në, Kushtetutën tonë, Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut, dhe qëndrimet e qarta të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut – që e arsyetojnë paraburgimin vetëm si opcionin e fundit, kur asnjë masë tjetër nuk kryen punë. Gjykatat urdhërojnë paraburgimin tek ne, me të njejtën lehtësi si përshkruhet paracetamolli. E ankesat për paraburgim kalojnë shkallët ankimore sa për sy e faqe, pa u lexuar fare.

Fajtor është edhe Gjykata Kushtetuese. Para 2-3 vitesh, dërguam rastin e njeriut që qëndroi gati 5 vite në paraburgim pa gjykim, dhe përkundër materialit voluminoz që përshkruante këtë shkelje eklatante të të drejtave të njeriut, Gjykata Kushtetuese huqi mundësinë që të edukojë gjykatat e rregullta lidhur me këtë problem të jashtëzakonshëm – ky institucion vendosi që të imponoj një standard të pabazuar as në ligj e as në Kushtetutë për të injoruar problemin masovik të paraburgimit. Kjo, përkundër raporteve të qarta të OSBE-së se paraburgimi është shkelje masovike e të drejtave të njeriut nga gjykatat në Kosovë, përfshirë edhe EULEX.

Fajtor është edhe Ministria e Drejtësisë, që mbikqyrë Sherbimin Korrektues në Kosovë. Ky sistem, që është nënë për të fortit, e njerkë e pamëshirshme për të tjerët, ekziston sa për të thënë, me mungesë aftësie, profesionalizmi dhe guximi për të kryer funksionin që kanë.

E mbi të gjithë, fajtore është politika, që toleron dhe inkurajon një zingjirë të tillë, që nga të pandehurit krijon viktima.

Mbajtja e gjithë këtyre përgjegjës, nuk do ta këthen Astritin. I ndjeri e paqtë të lehtë dheun e Kosovës, e familjes së tij Zoti ua dhashtë gajretin. Por ndoshta, do të zvogëlonte numrin e tragjedive të tilla në të ardhmen!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz