back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareNë banesën e ministrit dhe ish-ministrit të Ramës u vodhën shuma të...

Në banesën e ministrit dhe ish-ministrit të Ramës u vodhën shuma të mëdha parash

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Banesat e një ministri dhe një ish-ministri të qeverisë “Rama” kanë rënë pre e dy grabitjeve nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarjet kanë ndodhur pak javë më parë, ndërkohë që janë mbajtur të fshehta nga ana e policisë. Sipas burimeve të sigurta, i pari që ka rënë pre e grabitjes ka qenë një ministër aktual i qeverisë.

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë arritur të marrin një sasi të madhe parash. Mësohet se ministrit i janë grabitur me qindra mijëra euro, raporton agjencia e lajmeve “Sot”. Por duke qenë se bëhej fjalë për shuma të mëdha parash, ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Shumë ministra të qeverisë aktuale kanë rënë pre e akuzave nga opozita për abuzime, vjedhje dhe përvetësime dhe dalja në dritë e shifrës reale të grabitjes ka trembur ministrin. Por ajo që është më e rëndë, është fakti se janë vënë në dijeni krerët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme. Por ngjarja është diskutuar mes tyre dhe është mbajtur e fshehtë për publikun. Kjo ka rritur akoma dhe më tepër dyshimet dhe hamendësimet se përse fshihet një ngjarje e tillë. Ndërkohë, Policia e Shtetit publikon në media ngjarje nga më të ulëtat, si kërcënime me Facebook,  apo individë të arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Por në këtë rast gjithçka ka qenë hermetike dhe janë porositur individë të caktuar që të mos flasin dhe të japin informacion për këtë çështje. Por skandali është thelluar akoma dhe më tej, pasi pre e një grabitjeje të ngjashme ka rënë dhe banesa e një ish-ministri të po këtij kabineti. Edhe aty individë të caktuar kanë marrë para dhe sende me vlerë, por sërish ngjarja ka mbetur e fshehur nga forcat e policisë dhe drejtuesit e Ministrisë së Brendshme. Duke qenë se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të shtetit, është vënë në dijeni për këtë rast dhe vetë Ministria e Brendshme, por sërish është kërkuar që gjithçka të mbetet sekrete dhe të mos ketë dalje të detajeve në publik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz