back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeApeli ia zbret dënimin djalit të Hashim Rexhepit

Apeli ia zbret dënimin djalit të Hashim Rexhepit

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Gentian Rexhepi, djalë i ish-guvernatorit të BQK-së, Hashim Rexhepi, do t`i vuajë tre vjet më pak burg për vrasjen e Arben Gashit, që kishte ndodhur gjatë një përleshjeje ndërmjet dy grupeve para restorantit “Garden”, në vitin 2009.

Gjykata e Apelit së fundi e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e klasifikuar veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje të rëndomtë, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht, ai ishte dënuar me 22 vjet burgim. Mirëpo, pas kthimit në rigjykim i është zbritur dënimi në 19 vjet burgim në shkurt të këtij viti. I akuzuar bashkë me Rexhepin ka qenë edhe Albert Isufi.

Edhe pse Isufin, Gjykata e Shkallës së Parë dy herë e ka dënuar me pesë vjet burgim për shtytje në vrasje, Apeli tani e ka shpallur të pafajshëm, duke vlerësuar se nuk është vërtetuar kryerja e kësaj vepre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz