David Pawlaczyc, një djalosh i ri polak kishte një takim shumë emocional me ‘idhullin’ e tij, Cristiano Ronaldon.
Davidi, tifoz i zjarrtë i Real Madridit, ka pasur një aksident të keq në vitin 2013 me biçikletën e tij, ku si pasojë djali ra në gjendje kome.
Disa njerëz i kishin sugjeruar familjes që të lëshojnë komentin e ndeshjeve të Realit pasi që me shumë mundësi ai mund të reagoj.
Pas tre muajsh ai u zgjua nga koma, pikërisht në momentin kur Ronaldo shënoi golin e tij të tretë për Portugalinë, në ndeshjen kualifikuese për Botëror kundër Suedisë.
Në prill të vitit 2014, Ronaldo e ftoi Davidin në Madrid si mysafir special i tij, për të shikuar ndeshjen e Champions League, që Reali zhvilloi kundër Dortmundit.
Këtë javë djaloshit polak i ka ardhur edhe një herë befasia, pasi që Real Madridi ka udhëtuar në Poloni për ndeshjen kundër Legia Varshava.
Pasi u ribashkuan, Ronaldo ka pozuar me mikun polak dhe familjen e tij, ku gjithashtu i dhuroi disa autografe.