BallinaLajmeDeputetja Blerta Deliu-Kodra tregon arsyen e mos paraqitjes së saj në gjykatë

Deputetja Blerta Deliu-Kodra tregon arsyen e mos paraqitjes së saj në gjykatë

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Deputetja e PDK, Blerta Deliu -Kodra  ka treguar arsyen e mungesës së saj si dëshmitare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin kundër deputetëve të opozitës.

Ajo ka treguar për Indeksonline se nuk është paraqitur në Gjykatë  për shkaqe shëndetësore.

“ Do të jem prezentë seancën tjetër për të dhënë deklaratën  time lidhur me gazin lotsjellës. Do të jem e gatshme kurdoherë  t’u përgjigjem institucioneve tona  në secilën kërkesë”, është shprehur deputetja Deliu-Kodra për Indeksonline.

Ndërkohë, përveç mungesës së deputetes Deliu-Kodra,  në seancë nuk janë paraqitur sot as deputetët e  VV-së , Albin Kurti dhe  Donika Kadaj-Bujupi, të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e  Kuvendit të Kosovës.   Të akuzuar për këtë çështje janë edhe dy deputetët tjerë të VV-së, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Si pasoj e mungesës së tyre, Gjykata Themelore në Prishtinë  mori vendim për shtyrjen e seancës ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, vitin e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz