back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeOpozita: Buxheti për 2017, joreal!

Opozita: Buxheti për 2017, joreal!

Të ngjajshme

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Buxheti i Kosovës i parashikuar për vitin 2017 nuk siguron përmirësim në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Kështu kanë konsideruar përfaqësuesit e subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) të cilët thonë se rritja e paralajmëruar nga Qeveria Mustafa është joreale.

Projektligji për Buxhetin e Republikës është shqyrtuar dhe miratuar nga Qeveria ku vlera e saj shkon mbi 2 miliard euro, ndryshe prej vitit paraprak që ishte 1 miliard e 680 €.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa deklaroi se ky buxhet është zhvillimor dhe reflekton në përcaktimin e ekzekutivit. Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se projektligji është hartuar në pajtimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të dhënat e saj janë inkurajuese ku pritet të ketë rritje ekonomike mbi 4 %.

Opozita s’pajtohet me projektligjin

Lëvizja “Vetëvendosje” këtë rritje të buxhetit e konsideron të pajustifikueshme dhe të pa bazuar në zhvillimin ekomomik. Deputetja e kësaj partie, njëherësh anëtarja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Shqipe Pantina thotë se rritja e borxhit publik nuk shkon në investime kapitale të cilat gjenerojnë me vende pune dhe zhvillim ekomomik. Sipas saj, kjo mund të kthehet shumë shpejt në bumerang për shtetin tonë.

“Ajo çka në dukje të parë dhe çfarë kemi dëgjuar në media se shifra 2 miliard është jo reale. Kësisoj, nuk dihet nga i kanë marrë ato pare për tu rritur buxheti. Pasi, për rritje duhet të ketë investime, punësime, zhvillimi ekonomik. Paret e buxhetit vijnë kryesisht prej taksave kryesisht dhe ne nuk kemi parë ndonjë rritje deri më tash. E vetmja mundësi prej ku Qeveria mund ta rrisë buxhetin është duke i rritur borxhin publik”, është shprehur ajo.

Më tej, Pantina thotë se borxhi ka kuptim të rritet vetëm kur të ka investime të mdhaja të cilët ne nuk i kemi parë deri më tash.

AAK-Nisma: Me rritjen e buxhetit, rriten borxhet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se projektligji për Buxhetin e vitit 2017 është një lëvizje përpara për aq sa kjo rritje bazohet në parametra real të rritjes ekonomike. Megjithatë, AAK e vlerëson se pas kësaj rritje mundë të ketë probleme me borxhe.

Deputeti i partisë së Ramush Haradinajt, Bali Muharremaj, në një prononcim për “Indeksonline”, tregon se importi dhe eksporti kanë variuar në mënyra të ndryshme dhe për atë nuk ka ndonjë siguri për rritje ekonomike në vend.

“Nuk do te donim qe kjo rritje te mbështetet vetëm në të hyrat nga taksat e ndryshme, por kjo të ketë mbështetje në rritjen bruto të produktit në shkallë vendi. Kam frikë se me këtë  rritje buxhetore do të rritet shkalla e borxheve. Jo, nuk garanton rritje ekonomike, sepse shkalla e prodhimit dhe eksporti nuk kane trende rritjeje, ndërkohë që importi ka shënuar rritje. Papunësia poashtu është thelluar dhe pritet qe fuqia vlerës te ulet e gjendja ekonomike te rëndohet edhe më shume”, është shprehur ai.

Edhe partia e Fatmir Limajt, “Nisma për Kosovën”, projektbuxhetin e sheh si joreal për trendin e zhvillimit ekomomik në vend.

“Me ekspertët tanë brenda partisë do të japim një përgjigje më të saktë dhe brenda përmbajtjes së buxhetit se si e kanë arrit ata. E di që ka pakënaqësi aty sepse ka jo-realitet brenda kësaj shifre prej dy miliard eurosh. Sinqerisht nuk e kemi parë sepse kur është kryer qarkorja e parë ne nuk kemi qenë në seancë dhe nuk e kemi marrë miratimin e fundit”, është shprehur deputeti i kësaj partie, Enver Hoti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz