Mediat serbe para pak çastesh i kanë publikuar edhe pamjet e para të Nehat Thaqit kur ai doli nga burgu rreth orës 16:00.
Avokati i Nehat Thaqit, Sead Spahoviq ka thënë se të tre anëtarët e familjes Milovanoviq e bënë të qartë se klienti i tij nuk ishte njeriu që i kishte dëbuar ata nga Lipjani.
Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.