Lëkundjet e tokës kanë shkaktuar sërish panik në Italinë Qendrore. Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 është ndjerë në orën 08:56 mes Marche dhe Umbria. Tërmeti është ndjerë dukshëm gjithashtu edhe në Ancona.
Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Mediat italiane shkruajnë se njerëzit të tmerruar kanë dalë në rrugë.
Forcat zjarrfikëse dhe të ndihmës së parë ndodhen në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë banorëve të frikësuar.
Vetëm pak ditë më parë një tërmet tjetër i fuqishëm 6.5 ballë shkatërroi një pjesë të Italisë Qendrore. Tërmeti u ndje në zonat midis Umbria, Marche, Lazio dhe Abruzzo.
Sot pritet të jepen ndihma për banorët si dhe të bëhen evakuime të përkohshme nga zonat e prekura nga tërmeti.
Një ditë më parë Këshilli i Ministrave ka akorduar fonde të reja për rastet urgjente si dhe ka vendosur mjetet e ndërhyrjes së shpejtë në zonat e prekura nga tërmeti./tvklan.al