back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeMe marrëveshje politike mund të shkohet në zgjedhje

Me marrëveshje politike mund të shkohet në zgjedhje

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se nëse ka konsensus ndërmjet partive politike, atëherë mund të shkohet në zgjedhje.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë kriter i panevojshëm që i është kërkuar Kosovës.

Veseli bën thirrje që demarkacioni të ketë konsensus nacional pasi, sipas tij, çdo vonesë në kalimin e kësaj çështjeje, do t’i kushtojë negativisht vetëm Kosovës dhe qytetarëve të saj, ka thënë ai në një intervistë për “Epokën e Re”.

Duke folur rreth riformatimit të Qeverisë, Veseli ka bërë me dije se PDK-ja është e gatshme për një proces të tillë. Ai ka thënë se janë në pritje të kryeministrit Isa Mustafa, përndryshe, sipas tij, PDK-ja do të vendosë brenda javës për bartësit e rinj të dy ministrive në Qeveri dhe disa ndryshime të zëvendësministrave.

Veseli ka deklaruar se sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, në qoftë se është në interesin e vendit shkuarja në zgjedhje, atëherë me marrëveshje politike askush nuk i ndal partitë politike që të mbahen zgjedhjet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz